Posts

Showing posts from December, 2019

Ronaldo ben cudine per t'i dhene kryesimin Juventusit

Image
Cristiano Ronaldo ben qe Juventusi te marre kreun e "Seria A" me golin e tij te mrekullueshem. Eshte nje renditje e perkohshme, por serisht eshte nje ogur i mire kur e sheh emrin e skuadres ne krye te tabeles se klasifikimit. Por, si ishte Goli i Fitores ndaj Sampdorias?  Nje gol sensacional, qe do mbahet mend per kercimin e Ronaldos. Duke rendur pas topit ai kerceu 2.56 metra lart per ta cuar ate ne rrjete me koke.  Natyrisht qe kjo eshte thjesht njera nga gjerat e jashtezakonshme, qe jemi mesuar te shohim prej Yllit Portugez. Por, padiskutim eshte nje rekord, duke marre parasysh moshen e tij. Vete ai eshte shprehur pas ndeshjes i habitur per kercimin dhe i lumtur per golin dhe fitoren e Juventusit.  Mbetet per te pare nese Cristiano do i mundesoje Juventusit realizimin e endrres per te fituar Champions League. Ai vete ndihet ne forme te shkelqyer ... dhe te gjithe e dime se cfare di te beje Ronaldo kur ndihet keshtu 😊 Vizitoni dyqanin tone onl

Marin Mema fillon Rindertimin e Shtepive te demtuara nga Termeti

Image
"Puna per te miren e popullit tim eshte nje pune qe ia vlen" - Keto ishin fjalet e gazetarit Marin Mema, teksa po i drejtohej nje shtepie ne Kruje te demtuar nga termeti. U deshen vetem 16 dite qe ai, sebashku me Shoqaten "Rrenje Shqiptare", te vene ne vend amanetin e shqiptareve qe i besuan donacionet per termetin. Ne foto gazetari Marin Mema me Marko Kepi, kryetari i Shoqates "Rrenje Shqiptare".  Shtepia e pare qe do rindertohet eshte e Familjes Qehaja ne fshatin Tapize te Krujes. Ajo eshte shtepia me e demtuar ne ate zone dhe i perkiste nje familje pa te ardhura te rregullta. Pamje nga shtepia e demtuar nga termeti ne Tapize te Krujes. Me nje koordinim shume te mire me bashkine e Krujes, tashme eshte perpiluar dokumentacioni per prishjen e shtepise se demtuar dhe per fillimin e ndertimit te shtepise se re. Firma e ndertimit e zgjedhur do e ndertoje shtepine vetem me vlere kostoje. Ky eshte kushti per te bashkepunuar ne kete projekt

Termet Shkaterrues prej 7 Ballesh ne Alaska

Image
Nje termet i fuqishem ka goditur dje pasdite qytetin e Anchorage, kryeqyteti i shtetit te Alaskes, SHBA. Termeti ishte 7.0 balle i shkalles Rihter me epiqender 12 km larg kryeqytetit. Banoret flasin per tronditje te fuqishme te shkaktuar nga termeti dhe deme te shumta ne ndertesa, por sidomos ne infrastrukturen rrugore. Paniku ishte shume i madh kur autoritetet leshuan alarmin per cunam. Por, fatmiresisht alarmi i cunamit u anullua. Foto nga demet e termetit ne Alaske. Por, nuk ishte e thene qe njerezit te qetesoheshin. Vetem disa minuta pas goditjes se pare, erdhi nje tjeter goditje e forte e shkalles 5.8 balle i shkalles Rihter me epiqender vetem 1 km larg Anchorage. Fatmiresisht, nuk jane shenuar humbje ne njerez. Foto nga demet e termetit ne Alaske. I urojme banoreve te Alaskes ta marrin veten sa me shpejt nga demet dhe tronditja e termetit.  Featured image:  https://www.ilmessaggero.it/ Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familje

Luana Vjollca duket se po e mban fjalen

Image
Luana Vjollca, prezantuesja dhe kengetarja super seksi shqiptare duket se po e mban fjalen. Ne nje nga puntatat e show-t te saj te famshem "Shiko kush Luan", ajo deklaroi se ndoshta kete vit mund te martohej. Dhe dukej se fjala qe i rreshqiti pa dashje, ka edhe veprim nga mbrapa. Qarkullojne shume fjale se tashme ajo ka finalizuar ne fejese lidhjen e saj 6 vjecare me menaxherin e saj Kastriot Cocaj. Shikojeni pak unazen e vecante qe ajo mban ne gisht ne foton e mesiperme. Nje cift i konsoliduar dhe shume i kendshem, qe viti 2020 i gjen te kurorezuar ne martese. Ne kulmin e suksesit profesional, Luana duket se eshte frymezuar nga martesa e lumtur e se motres Marines me reperin shume te dashur Getoar Selimi. Urime per Fejesen Luana! Te urojme me te mirat e kesaj bote, se ti i meriton. Shpresojme te jesh me pak diskrete per dasmen tuaj. Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko  ketu  per te pare Listat e produ

Nje tjeter Shqiptar 'pushtohet' nga Ethet e Kultivimit te Marijuanes

Image
Nuk behet fjale per nje shqiptar te zakonshem. Prodhuesi me i ri i marijuanes ne shtetin e Oregonit ne SHBA, eshte pikerisht Jim Belushi, aktori i famshem hollivudian. Aktori ka investuar ne blerjen e nje ferme prej 93 ha te dedikuar per kultivimin e marijuanes. Jim Belushi duke punuar ne ambjentet e fermes se tij ne Oregon. Por, ndryshe nga shume shqiptare te tjere neper bote qe e bejne kete gje ne menyre te paligjshme, Belushi ka zgjedhur shtetin e duhur. Oregoni e lejon me ligj mbjelljen e marijuanes. Dhe Jim Belushi duket shume optimist per aventuren e tij te re. Ai po perdor famen e tij per te promovuar cilesine e prodhimeve e fermes, duke e marketuar ate ne shume lidhje direkte me show televizive te famshme ne SHBA. Te shpresojme qe Belushi te kete sukses me biznesin e ti; si edhe te kujtohet per rrenjet e tij dhe te punesoje sa me shume shqiptare per te punuar ne fermen e tij 😀. Featured image:  https://upload.wikimedia.org/ Vizitoni dyqanin tone online p

Greta Thunberg shpallet "Njeriu i Vitit 2019" ne Time Magazine

Image
Adoleshentja qe frymezoi boten, dhe ia doli te adresonte, pakenaqesine e brezit te saj dhe jo vetem, drejtpersedrejti tek lideret e gjithe botes, tashme ka arritur nje tjeter triumf. Ajo ia ka dale te zgjidhet "Njeriu i Vitit 20019" nga Revista Prestigjoze Amerikane "Time Magazine". Ky eshte nje titull qe jepet prej me shume se 80 vjetesh, dhe i jepet personit qe ka arritur ne ndikoje me shume ngjarjet e atij viti. Dhe Greta ka bere jo pak gjate vitit 2019. Vetem 16 vjecare, ajo motivoi krijimin e levizjes rinore #FridayForFuture. Nje levizje qe promovon mbrojtjen e mjedisit dhe zgjidhjen e problemeve madhore te planetit. Levizja eshte perhapur tashme pothuajse ne gjithe boten, si nje thirrje per te gjithe te rinjte ne bote qe te behen aktive per te ardhmen e planetit. Te shpresojme qe shembulli i saj do frymezoje edhte te rinjte shqiptare, te qe behen me te ndjeshem dhe proaktive ndaj problemeve, qe e shqetesojne vendin dhe per te ardhmen e Shqiperise.

Ancelotti largohet nga Napoli dhe nga Italia

Image
Merkato e fundvitit, pervecse lojtaret leviz nga vendi edhe trajneret. Dhe viktima e radhes e ketij fundviti ishte trajneri i famshem italian Carlo Ancelotti. Presidenti i Klubit te Napolit e ka mbyllur kontraten me te. Arsyet? Mosarritja e rezultateve te pritshme ne kampionatin "Seria A" dhe problemet qe ardhja e tij shkaktoi me disa nga lojtaret. Elseid Hysaj ne Fushen e Lojes. Image:  https://sq.wikipedia.org/ I tille ishte rasti i futbollistit te talentuar te kombetares shqiptare, Elseid Hysaj. Me ardhjen e Ancelottit, Hysaj e gjeti veten jashte fushes me skuadren per te cilen kishte dhene aq shume. Mosmarreveshjet dhe pakenaqesite arriten deri aty sa Hysaj mendoi seriozisht largimin nga skuadra e Napolit. Jemi te kenaqur qe kete rradhe ishte Ancelotti qe u largua. Kush do e zere Vendin e Trajnerit te Napolit? Duket se behet fjale per nje nderrim brezash. Trajneri i ri i Napolit eshte ish-lojtari i famshem italian, tashme i konfirmuar ne rolin e trajnerit, G

Fotot me te Famshme ne Bote rezultojne te Manipuluara

Image
Ne pranveren e ketij viti, te gjithe u habitem kur ne media doli e provuar se tre fotografite me te votuara te vitit 2018 ishin te montuara, pra jo origjinale. Si fotografe e apasionuar, une nuk jam kunder fotove te montuara. Sigurisht kur ato behen me qellim permiresimin e imazhit dhe me cilesi. Por, mendoj se mashtrimi i publikut duke thene se eshte foto origjinale eshte veprim i gabuar. Se fundmi, ne Amerike eshte 'demaskuar' edhe ajo qe quhet: Fotoja me e Famshme e Shekullit. Behet fjale per foton me poshte te realizuar ne vitin 1932 ne New York, SHBA. Foto eshte bere gjate ndertimit te kulles Rock Feller, dhe sipas nje prej pjesemarresve ne foto, poshte traut te hekurit ku jane ulur punetoret, ndodhej nje dysheme betoni. Por, duhet thene qe manipulimi i kesaj fotoje eshte bere mjeshterisht. Kot nuk eshte shpallur foto me e famshme ne bote. Kur sheh gjera te tilla, mbetet vetem te themi: Hajde besoju fotove po deshe .... Vizitoni dyqanin tone online per produk

Deschamps 10 vjet Trajner ne Bankinen Franceze

Image
Trajneri i kampioneve te botes ne fuqi, nuk na zhgenjeu. Ai sapo ka rinovuar kontraten e tij si drejtues i Kombetares Franceze deri ne vitin 2022. Me kete kontrate Didier Deschamps realizon nje dekade te plote ne krye te kesaj skuadre te madhe. Po si mund te arrihet nje Gje e Tille?  Nuk besoj se Federata Franceze e Futbollit eshte lodhur shume per marrjen e vendimit. Mjafton te thuash qe 65 nga 100 ndeshjet, qe kombetarja franceze ka luajtur nen drejtimin e Deschamps, kane qene fitore. Dhe sigurisht kupa e boterorit e sjelle ne Paris vitin qe kaloi.  Kombetarja franceze duke festuar titullin kampion bote, Rusi 2018. Image:  https://www.nytimes.com/ Gjithsesi, duhet ta themi se ardhja ne Shqiperi dhe perurimi i stadiumit te ri, i doli per mbare Deschamps, duke i sherbyer si hajmali per rinovimin e kontrates 😀.  Tani na mbetet te numerojme dhe perjetojme sukseset e reja te kombetares franceze dhe trajnerit DeSchamps. Featured image:  https://upload.wikimedia.org/

Shkencetarit iu tkurr truri me 7% ... po Perse?

Image
E shikoni kete pamje te mrekullueshme? Epo, nuk duket aq e mrekullueshme nese do jete e vetmja gje qe mund te shihni per 14 muaj rresht. Te pakten keshtu ka rezultuar per nje grup shkancetaresh, te cilet kaluan 420 dite ne Antarktide ne nje mision vezhgimi. Kjo ndertese ishte vendstrehimi i tyre gjate gjithe kohes. Ne kthim, sipas kontrolleve te bera, rezultoi se masa e trurit te tyre ishte tkurrur me 7%. Arsyet? Mungesa e shoqerizimit dhe perballja me te nje pamje cdo dite. Cili eshte Mesimi qe nxjerrim? Kujdesuni te mos rrini ne nje vend dhe te izoluar. Kjo do conte ne demtime permanente te trurit tuaj dhe ne perkeqesimin e cilesise tuaj te jetes.    Featured image:  https://www.pxfuel.com/ Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko  ketu  per te pare Listat e produkteve sipas kategorive. Per t'u njohur me produktet dhe per t'i blere ato, klikoni mbi fotot e produkteve.  LIKE  dhe  SHARE  kete artikull me miqte dhe

Perse Akullnajat e Zelandes se Re jane bere Roze?

Image
Kjo foto eshte bere nga fotografja dhe blogerja Liz Carlson gjate nje udhetimi me helikopter me date 28 Nentor 2019. Jane foto te akullnajave ne Parkun Kombetar Mount Aspiring ne Zelanden e Re. Sic e shihni e gjithe akullnaja, dikur e bardhe, tashme ka nderruar ngjyre. Cfare ka ndodhur? Shkencetaret thone se nje dukuri e tille mund te jete shkaktuar nga zjarret e diteve te fundit ne Australi. Zona e zjarreve ne Australi eshte vetem 1,600 km distance ajrore nga parku ne fjale.  Image:  https://www.theguardian.com/   Tymi i cliruar nga zjarret e fikura dhe te pafikura eshte transportuar nga era dhe hiri i zjarrit ka ngjyrosur akullnajat. Gjithsesi, mbetet te presim qe studuesit te mberrijne tek akullnajat dhe te marrin monstra te materialit roze. Vetem atehere mund te themi me siguri se cfare po e shkakton kete fenomen teper te rralle.   Featured image:  https://edition.cnn.com/ Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko

Sapo u shua nje Yll ne Boten e Muzikes

Image
Liderja e nje nder grupeve me te mira te viteve ‘80, Roxette, eshte ndare nga jeta pas nje beteje shume te gjate. Marie Fredriksson nderroi sot jete pas nje beteje 17-vjecare me kancerin. Me date 9 dhjetor u nda nga jeta kengetarja e famshme e hiteve “Listen to your heart” dhe “It must have been love”, e cila sapo kishte mbushur 61-vjec. Per te gjithe te njohurit e miqte e saj, ajo dallohej si nje person luftarak dhe e mrekullueshme. Ajo u shkeput nga muzika ne vitet e para te semundjes se saj. Pas disa vitesh, divja e muzikes deklaroi, qe do bente nje tur boteror. Biletat e turit u shiten ne nje kohe rekord. Pavaresisht se Marie luftoi shume fort, ajo e humbi betejen. Per gjithe miqte e saj “bota tashme s’do jete me njesoj”. Edhe per boten e muzikes padiskutim qe bota s’do jete me njesoj pas humbjes se nje ylli te tille. Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko  ketu  per te pare Listat e produkteve sipas k

Kur ka lindur Njeriu i Pare ne Toke me Sy Ngjyre Blu?

Image
Dikur ngjyra blu e syve nuk ekzistonte. Edhe sot qe flasim eshte shume e rralle. Vetem 8% e popullsise se botes ka sy blu dhe keta jane kryesisht ne Europen Veriore. Pas  nje kerkimi shkencor te Universitetit te Kopenhagenit, Danimarke, kane zbuluar se njerezit me sy blu kane ardhur nga nje mutacion gjenetik rreth 6,000 apo 10,000 vite me pare. Sipas profesorit Hans Eiberg te ketij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 ne kromozome, duke krijuar nje ndryshim qe e ndaloi aftesine e trupit per te prodhuar sy te kafte. Sipas shkencetareve, te gjithe njerezit me sy blu kane nje paraardhes te vetem te perbashket, i cili ka pesuar mutacion gjenetik 10,000 vite me pare. 😊 Syte blu nuk kane realisht pigment blu. Ata duken te tille prej mungeses se depozitave teprice te kolagjeneve. Duken blu si deti blu, pa qene uji blu. Njerezit me sy blu jane me te ndjeshem nga drita dhe shohin pak me mire ne erresire. Vizitoni dyqanin t

Kryeministria me e Re ne Bote eshte Zgjedhur ne...

Image
Shteti me i lumtur ne bote sot drejtohet nga nje grua dhe per me teper qe eshte Kryeministria me e re ne bote.  Sanna Marin eshte vetem 34 vjec dhe sapo theu rekordin boteror si Kryeministria me e re. Deri me sot e mbante diktatori i Korese se Veriut, 35-vjec. Sanna Marin e filloi karrieren politike shume shpejt dhe kur ishte vetem 27 vjec, drejtonte qytetin e saj te lindjes. Por vecantia e saj nuk eshte vetem mosha dhe pamja e saj shume e re, por dhe modestia ne te jetuar. Kryeministria e Finlandes, e nje nder shteteve me standartet me te larta ne bote, jetonte deri vone me mamane e saj ne nje apartament me qera. Ish-ministrja e transportit udhetonte shume shpesh me metro e mjete publike. I urojme suksese ne pune dhe shpresojme qe te kemi si shembulli i saj edhe ne Shqiperi. Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko  ketu  per te pare Listat e produkteve sipas kategorive. Per t'u njohur me produktet dhe per t'

A e dini se: Kur 'udhetojne' Zogjte Shtegtare?

Image
Shtegtimi i zogjve eshte nje nga udhetimet me te mrekullueshme te natyres. Ne njerezit gjithmone kemi mesuar nga kjo sipermarrje e pervitshme dhe e palodhur e zogjve. Ndersa i vezhgojme dhe i studiojme nuk harrojme te mrekullohemi me aftesite e tyre per pershkrimin e distancave te largeta. Po kur e kryejne Zogjte nje Aktivitet te tille? Shkencetaret tregojne se zogjte shtegtare e kryejne fluturimin e tyre vetem gjate nates. Mesa duket ata perfitojne nga freskia e nates per te udhetuar me shpejt. Ndersa diten e perdorin si nje periudhe per te pushuar dhe per te mbledhur energjite. Krejt e kunderta jone ne fakt, qe zakonisht udhetojme nen driten e diellit dhe pushojme naten. Por udhetimi naten nuk mbart vetem ane pozitive. Shume nga zogjte shtegtare, qe iu bie rruga te shtegtojne prane qyteteve, magjepsen pas dritave ndricuese dhe pesojne aksidente te ndryshme. Numerohen qindra miliona zogj ne vit, qe vriten nga keto lloj incidentesh ne te gjithe boten. Ndaj, sa me pa

Kush fitoi, Fifi apo Eneida?

Image
Kenga Magjike eshte nje festival shume prestigjioz qe zhvillohet ne Shqiperi prej 21 vitesh. Vit pas viti nxjerr kenge qe mbeten ne memorien tone dhe nxjerr vlera muzikore qe tregut i mungojne.  Edhe vete artistet me emer dhe jo vetem, e kane perqafuar kete festival me shume se ai i fundvitit, edhe pse trofeu qe ofron ky festival eshte shume larg atij te fundvitit, endrres se Eurovizionit. Por pavaresisht rendesise dhe prestigjit qe ka ky festival, gjithmone ka patur debate shume te forta ne lidhje me vleresimin e sakte apo jo te artisteve. Gjithmone eshte perfolur per nje vleresim brenda nje rrethi te caktuar, apo e thene shqip, per qoka. Eshte vleresim i drejte apo jo menyra qe Ardit Gjebrea ka gjetur per festivalin e tij? Kush eshte vleresimi me i drejte, ai qe pelqen publiku apo ai qe vleresojne koleget mes njeri tjetrit? Ky eshte debat historik per te gjithe festivalet tona, mendimi profesional apo popullor, cili eshte me i rendesishem? Pergjigja

Eneda Tarifa fiton "Kenga Magjike 2019"

Image
Mbreme u mbajt Mbremja Finale e Festivalit "Kenga Magjike 2019". Festivali i ketij viti ishte ndryshe. Ai u zhvillua nen hijen e termetit dhe iu dedikua pasojave te katastrofes natyrore qe preku vendin tone disa dite me pare. Mbreme nuk pame nominimet tradicionale te festivalit, dhe as cmimet e perhershme. Festivali ruajti formen e tij duke shpallur minimumin e cmimeve. Kenga fituese e festivalit per kete vit u shpall kenga "Ma zgjat doren", me autoresi te Flori Mumajesit dhe e interpretuar nga kengetarja e njohur Eneda Tarifa. Nje kenge e mrekullueshme qe na mbushi me emocione nen interpretimin fantastik te Enedes. Nese deshironi ta degjoni kengen fituese klikoni ketu . Kete vit formula e zgjedhjes se kenges fituese ishte nje kombinim i votave te artisteve, votave te publikut dhe votave te jurise se new artist. Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko  ketu  per te pare Listat e produkteve sipas kategorive.

A e dini se: Sa Kohe i duhet Trurit te dalloje nje Melodi te Njohur?

Image
I keni parasysh konkurset e famshme “Gjeni titullin e melodise”? Aty iu kerkohet njerezve te gjejne titujt e kengeve apo te pjeseve orkestrale, dhe kush e gjen i pari shpallet fitues? Motra ime eshte shume e apasionuar pas muzikes moderne dhe ishte e para ne shtepine tone qe i gjente titujt e kengeve. Une e admiroja per kujtesen e forte dhe habitesha se si mund t’a dallonte nje kenge nga shume pak tinguj.  Por, pervec habise nuk kam pasur ndonje kuriozitet te metejshem ne lidhje me kete aftesi te njerezve. Nderkohe qe nje grup studiuesish nga University College London , te nxitur nga kureshtja profesionale, moren mundimin te studionin ekzaktesisht kohen qe i duhet trurit njerezor per te dalluar nje melodi te njohur. Studimi Ata realizuan nje eksperiment me 5 burra dhe 5 gra, te cilet u sprovuan me njohjen e kengeve te njohura dhe te panjohur per ta. Reagimi ndaj melodise u mat nga 2 tregues: i pari ishte permes matjes se aktivitetit elektrik te trurit, dhe i dyti ishte mat

Djemte e Shpetuar nga Rrenojat e Termetit realizojne Endrren

Image
Ju kujtohet historia e dy djemve nga Thumana, Alesjo dhe Aureli, te cilet shpetuan per mrekulli nga rrenojat? Behet fjale per dy shoket te cilet arriten te dilnin nga rrenojat, fale kurajos se tyre. Dy djemte premtoi se do i strehonte ne shtepine e vet kryeministri Rama. Sot te dy djemte ndodhen ne Itali, per te takuar dy idhujt e tyre: Christiano Ronaldo dhe Buffon. Sipas thashethemeve, grupi qe i shoqeronte ia ka dale t'i realizoje takimet e shumepritura per dy vogelushet. Christiano Ronaldo ne fushen e futbollit.  Image:  https://commons.wikimedia.org/ Nje akt i mrekullueshem solidariteti nga dy legjenda te futobollit europian dhe atij boteror. Nje akt i vogel nga ana e tyre sherben per t'iu kthyer buzeqeshjen dy djemve, qe jane ne jete vetem ne saje te nje mrekullie. Giggi Buffon, portieri legjendar i kombetares italiane te futbollit. Image:  https://upload.wikimedia.org/ Urojme qe vogelushet t'i realizojne te gjitha endrrat e tyre dhe te kene nj