Marin Mema fillon Rindertimin e Shtepive te demtuara nga Termeti




"Puna per te miren e popullit tim eshte nje pune qe ia vlen" - Keto ishin fjalet e gazetarit Marin Mema, teksa po i drejtohej nje shtepie ne Kruje te demtuar nga termeti.

U deshen vetem 16 dite qe ai, sebashku me Shoqaten "Rrenje Shqiptare", te vene ne vend amanetin e shqiptareve qe i besuan donacionet per termetin.

Ne foto gazetari Marin Mema me Marko Kepi, kryetari i Shoqates "Rrenje Shqiptare". 

Shtepia e pare qe do rindertohet eshte e Familjes Qehaja ne fshatin Tapize te Krujes. Ajo eshte shtepia me e demtuar ne ate zone dhe i perkiste nje familje pa te ardhura te rregullta.

Pamje nga shtepia e demtuar nga termeti ne Tapize te Krujes.


Me nje koordinim shume te mire me bashkine e Krujes, tashme eshte perpiluar dokumentacioni per prishjen e shtepise se demtuar dhe per fillimin e ndertimit te shtepise se re. Firma e ndertimit e zgjedhur do e ndertoje shtepine vetem me vlere kostoje. Ky eshte kushti per te bashkepunuar ne kete projekt te mrekullueshem bamiresie.

Nje lajm vertete i mire, qe vjen kaq shpejt pas termetit. Nje shprese me shume se Shqiperia do te ri-ngrihet pas katastrofes se termetit. Presim te tjera lajme te mira per te tjera familje te demtuara nga termeti i dates 26 Nentor.

Pune te mbare te gjithe personave te perfshire ne kete proces!
   

Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko ketu per te pare Listat e produkteve sipas kategorive. Per t'u njohur me produktet dhe per t'i blere ato, klikoni mbi fotot e produkteve. 


LIKE dhe SHARE kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale. 

#termeti, #Marinmema,#rrenjeshqiptare, #rindertimiishtepive, 

Comments