A e dini se: Sa Kohe i duhet Trurit te dalloje nje Melodi te Njohur?




I keni parasysh konkurset e famshme “Gjeni titullin e melodise”? Aty iu kerkohet njerezve te gjejne titujt e kengeve apo te pjeseve orkestrale, dhe kush e gjen i pari shpallet fitues? Motra ime eshte shume e apasionuar pas muzikes moderne dhe ishte e para ne shtepine tone qe i gjente titujt e kengeve. Une e admiroja per kujtesen e forte dhe habitesha se si mund t’a dallonte nje kenge nga shume pak tinguj. 
Por, pervec habise nuk kam pasur ndonje kuriozitet te metejshem ne lidhje me kete aftesi te njerezve. Nderkohe qe nje grup studiuesish nga University College London, te nxitur nga kureshtja profesionale, moren mundimin te studionin ekzaktesisht kohen qe i duhet trurit njerezor per te dalluar nje melodi te njohur.

Studimi

Ata realizuan nje eksperiment me 5 burra dhe 5 gra, te cilet u sprovuan me njohjen e kengeve te njohura dhe te panjohur per ta. Reagimi ndaj melodise u mat nga 2 tregues: i pari ishte permes matjes se aktivitetit elektrik te trurit, dhe i dyti ishte matja e levizhmerise se bebes se syrit. Nga ekperimenti u vu re se koha me e shkurter, qe iu desh pjesemarresve per te dalluar melodite e njohura ishte 0.1 sekonde. Ndersa koha mesatare e njohjes se melodive te njohura levizte diku midis 0.1 sekonda deri ne 0.3 sekonda. 

Rezultatet e ketij studimi shpjegojne habine time per aftesine e disa njerezve per te njohur melodite e preferuara qe ne notat e para. Gjithashtu tregojne se melodite muzikore jane nje pjese shume e forte dhe e thelle e memories tone.

Shkencetaret mendojne se keto rezultate fillestare mund te nxisin me shume kerkime per te perdorur terapite muzikore tek personat e prekur nga demencia. Fakti qe melodite e preferuara jane te ngulitura shume thelle ne kujtese mund te beje qe te ri-aktivizohet ajo pjese e trurit. Dhe kjo do tejkalonte problemet me kujtesen, qe shfaqin te prekurit nga demencia.
 
Vizitoni dyqanin tone online per produkte cilesore per Ju dhe familjen tuaj. Kliko ketu per te pare Listat e produkteve sipas kategorive. Per t'u njohur me produktet dhe per t'i blere ato, klikoni mbi fotot e produkteve. 


LIKE dhe SHARE kete artikull me miqte dhe ndjekesit tuaj ne rrjetet sociale. 

Comments